Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin javorë, për gjendjen me COVID-19 në vend, sipas të cilit në periudhën 7 mars deri 13 mars 2022, janë bërë gjithsej 15.264 testime, me çrrastë janë regjistruar 1.818 raste pozitive, që paraqet ulje prej 27.4 për qind në krahasim me javën paraprake.
“Sipas algoritmit të ri të shërimit, gjatë javës së fundit 2400 persona kanë fituar statusin e “të shëruarit” në kushte spitalore apo në mjekim në shtëpi. Janë raportuar gjithsej 267 riinfeksione, që paraqet rënie prej 28,2% krahasuar me javën e kaluar”, thuhet në raport.
Më tej në raport theksohet se janë regjistruar edhe 34 vdekje në 13 qytete të ndryshme, që gjithashtu paraqet ulje prej 33.3% në krahasim me javën e kaluar.
Ndryshe, në RMV gjithsej janë vaksinuar 871.669, prej të cilëve 851.655 me dy doza, ndërsa 147.223 kanë marrë dhe dozën e tretë.
Comments are closed for this post.