Ministria e Brendshme informon se dje (12.03.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 217 masa, nga të cilat 76 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 33 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer.

“Janë vendosur 13 masa për përdorim të celularit, nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 29 për parkim të paligjshëm”.

“Vazhdojnë kontrollet e intensifikuara. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./