Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Polonisë në shtetin tonë, Vojciev Ticinjski, me çka që të dy shprehën përcaktim të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, në sferën e tregtisë dhe investimeve të huaja direkte.
Në takim është dërguar letër me urime për mandatin e kryeministrit Kovaçevski, nga kryeministri polak Mateush Moravjecki. Është kumtuar edhe se Polonia i mbështet perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në takim, siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për informim, është biseduar edhe për situatën në Ukrainë. Kryeministri Kovaçevski e ka theksuar pozicionin e fuqishëm të shtetit tonë i cili është në linjë të pozitës së partnerëve tanë strategjikë në NATO dhe BE, gjegjësisht dënim kategorik të pushtimit rus në Ukrainë.
Në takim është shprehur përcaktimi i përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, në sferën e tregtisë dhe investimeve të huaja direkte, me çka është transmetuar interesimi nga Polonia për bashkëpunimin në sferën e mjedisit jetësor.
Kryeministri Kovaçevski është falënderuar për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Polonisë në aspiratat evropiane të shtetit tonë, si dhe në sfera të tjera me rëndësi për qytetarët, siç është ndihma nga Polonia gjatë kohës së pandemisë.
Comments are closed for this post.