Zelensky kërkon anëtarësimin ‘urgjent’ të Ukrainës në BE, mesazh ky qe vjen ne prag te takimit e palen ruse per te arritur ne nje marreveshje.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenesky ka kërkuar anëtarësimin urgjent të vendit në Bashkimin Europian.
“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian t’i bashkohet menjëherë Ukrainës përmes një procedure të re speciale. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë që janë me ne. Por qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë”, tha Zelensky përmes profilit të tij në rrjetet sociale.
Ndërkohë sot pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij
Me heret, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin deklaron se bisedimet me Ukrainën janë planifikuar për në mesditë me orën e Moskës. Bisedimet në fjalë do të mbahen pranë kufirit Ukrainë-Bjellorusi, ndërsa parashikohet të fillojnë në mesditë me orën e Moskës (04:00 ET), njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. Vladimir Medinsky, i cili drejton delegacionin e Kremlinit, tha se ekipi i tij ishte “gati për negociata menjëherë pas mbërritjes së tyre (të palës ukrainase).
Comments are closed for this post.