Përgjigjja fshihet në parahistori, mirëpo kjo nuk është e gjitha!
Kjo nuk është thirrje për përhapje të farës vetjake, mirëpo as dëshmi që lidhjet monogame janë të këqija.
Hulumtimi i ri i Fakultetit në Vuster tregon që meshkujt me rastin e “seksit vetëm për një natë” prodhojnë spermë cilësore.
Për nevojat e hulumtimit meshkujt, secili në privatësinë e dhomës së vet në periudhën prej dy javësh kanë shikuar shtatë filma të ndryshëm pornografikë, mirëpo gjashtë javët e para ishte e njëjta aktore, ndërkaq në javën e shtatë ka aktruar aktorja “e re”, një aktore tjetër.
Jo vetëm që të meshkujt kanë treguar që më shpejt kanë arritur kulmin, duke shikuar aktoren e panjohur, por edhe sperma e tyre ishte në sasi më e madhe dhe më e shëndetshme, ndërkaq spermatozoidet ishin të cilësisë më të mirë.
Edhe pse nuk mund të jenë të sigurt cili është shkaku i saktë për këtë, shkencëtarët besojnë që fjala është për “përshtatshmërinë evolutive”, falë së cilës meshkujt nga parahistoria, më saktësisht nga Epoka e paleolitit (para 2,5 mil. – 11.700 vjetësh) kishin mundësi që të ngjiznin shumë femra dhe kështu të siguronin mbijetesën e fisit të tyre (gjë që në kohën e tashme natyrisht më nuk e ka atë rëndësi).
Bashkautori i këtij studimi, Paul Joseph, tërheq vërejtjen se ky hulumtim “nuk është ftesë për meshkujt që të përhapin farën e vet, si edhe as dëshmi që lidhjet monogame janë të këqija”.
– Tashmë e dinë përse “personi i ri” është rëndësishëm me rastin e masturbimit, përfundon Joseph.
Comments are closed for this post.