Nevoja për një Qendër të re Klinike është urgjente, jo për shkak të pamjes, sa për shkak të funksionalitetit. Shëndetësisë së Maqedonisë i nevojitet organizim i ri dhe objekt i ri, konsideron ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.
“Sipas analizave të para të cilat i kam bërë, klinikat që janë të integruara kalojnë më me sukses dhe më mirë. Shëndetësisë së Maqedonisë i nevojitet organizim i ri dhe objekt i ri. Nuk e di nëse do të mund të hedh themelet e Klinikës. Dëshiroj, jo nga aspekti personal. Natyrisht, kjo do të më jepte një kënaqësi të madhe për atë iniciativë të cilën e ndërmarr dhe mundohem ta udhëheq atë nismë”, tha Sali duke qenë mysafir në Ditarin qendror të televizionit “Sitel”.
I pyetur se cili lokacion do të ishte më adekuat për Qendrën e re Klinike, ministri potencon se çdo lokacion që do të mundësojë instalim më të shpejtë dhe fillim të punëve ndërtimore.
Në lidhje me dobësitë në sistemin shëndetësor që dolën në sipërfaqe me pandeminë, Sali tha se e gjithë situata me shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut do të jetë objekt i studimeve se si duhet të bëhen disa punë në të ardhmen.
“Sistemi shëndetësor nuk është gjtihmonë i gatshëm për fluks aq të madh të pacientëve nga natyra infektive sepse repartet infektive në kushte normale janë më pak të vizituara. Gjithsesi, askush nuk ka mundur të parashikojë se do të ketë aq nevojë për oksigjen të instalohet në çdo dhomë dhe aq sasi e oksigjenit të kalojë nëpër instalimin e ndërtuar para 40-të viteve. Në kushte të tilla të jashtëzakonshme shohim edhe imazhe të jashtëzakonshme”, tha Sali.
Potencoi se janë bërë riorganizime të vogla për funksionalitet më të madh, gjegjësisht opinionet pajtuese përshpejtohen në mënyrë që më shpejtë të vendoset për gjendjen e pacientit.
Comments are closed for this post.