Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.818 teste, ndërsa janë regjistruar 631 raste të reja me coronavirus.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 102 janë riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 910 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 6 viktima nga COVID-19. 2 persona të vdekur nga Shkupi (75 dhe 91) dhe nga një i vdekur nga Kumanova (81), Kavadari (70), Struga (81) dhe Prilepi (67).
Në regjistrin “Termini Im” poashtu janë regjistruar edhe 4 viktima. Shkupi (2), Sveti Nikolla (1) dhe Radovishi (1). Të ndjerit janë 74 deri në 92 vjet. Të vdekurit janë raportuar në periudhën prej datës 15.02. deri më 21.02.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 295.712, të shëruarve 281.582, të vdekurve 8.968, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.162./
Comments are closed for this post.