Nëse i keni mbushur ose do t’i mbushni 31 vjet, atëherë përgatituni për të shpenzuar shumë para.
Një anketim nga kompania ‘ClearScore’ ka zbuluar se për shkak të ngjarjeve të rëndësishme që ndodhin në këtë moshë, kjo periudhë është koha kur njerëzit fillojnë të ‘shtrydhen’ financiarisht.
Nga 3,000 njerëz sa kanë marrë pjesë në këtë anketim, shpenzimi më i madh në moshën 31-vjeçare duket se është martesa, ku 27% prej të anketuarve e kanë deklaruar këtë.
Përveç martesës, 25% e të anketuarve kanë thënë se blerja e një shtëpie/banese është shpenzimi tjetër më i madh, pastaj lindja e fëmijës (20%) dhe pagesa e muajit të mjaltit (14%).
Këto të gjitha janë momente të mëdha në jetën e një personi. Por, siç e dimë, mijëvjeçarët shpenzojnë shumë para në sandviçë dhe hamburgerë.
Prandaj, duke marrë parasysh se të rinjtë shpenzojnë shumë para në rininë e tyre, ekspertët financiarë rekomandojnë që të filloni të kurseni para sa më herët që është e mundur.
Nuk është befasi se shumica e njerëzve varen financiarisht nga prindërit, por 60% e të anketuarve kishin treguar se ata kishin arritur të kursenin mjaftueshëm për të paguar çdo shpenzim.
Comments are closed for this post.