Pale Iloska nga Velesi është liruar nga akuza për vrasjen e ish-partnerit të saj Aleksandar Ritovski, gjegjësisht është shpallur e pafajshme me vendim të Gjykatës Penale të Velesit.
Pale Iloska dje tha se nuk ndjehet fajtore, pasi veprën e ka kryer në vetmbrojtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky rast tronditi qytetarët pasi u bë e ditur se ajo ishte dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj i pamartuar dhe të cilit në një moment vetëmbrojtjeje i shkaktoi plagë vdekjeprurëse me thikë.
Iloska tashmë është mbrojtur nga OJQ-të dhe Komiteti i Helsinkit, të cilët thonë se ajo është dashur të gjykohet për një krim më të vogël të kryer në vetëmbrojtje, e jo për “vrasje”,
Ndryshe, më 29 shtator të vitit të kaluar në shtëpinë ku Ilovska jetonte e pamartuar me policin Aleksandar Ristovski, ai filloi një zënkë duke e cilësuar atë me fjalë nënçmuese.
Ajo hyri në dhomën e gjumit dhe u shtri për të fjetur, por ai e ka kapur për pizhame dhe e tërhoqi zvarrë në kuzhinë. Gjatë kësaj zënke në një moment ajo mori një thikë nga tavolina dhe e goditi direkt në zemër. Goditja ka qenë fatale për ish-partnerin e saj./
Comments are closed for this post.