Një tërmet me fuqi prej 4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm një rajon të Kroacisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut (EMSC), epiqendra e tërmetit u regjistrua 13 kilometra në jug të Sisakut dhe 58 kilometra në lindje të Zagrebit.

Ky ishte tërmeti i tretë i fuqishëm që goditi Kroacinë në tre ditët e fundit.

Kujtojmë se dje rreth orës 15:00 një tërmet me fuqi prej 4.1 ballësh goditi Bosnjë e Hercegovinën, gjegjësisht rajonin e Tuzllës ndërsa u ndje edhe në Zenicë dhe Srebërnik.