Këngëtarja e muzikës Funk, Betty Davis, vdiq në moshën 77-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur të mërkurëën mikja e Davisit, Danielle Maggio, raporton The Independent.

Davis, e cila ishte ish-gruaja e këngëtarit të xhazit, Miles Davis, vdiq nga shkaqe natyrale.

Këngëtarja u konsiderua si një ikonë e zhanrit Funk, dhe ishte e njohur për hitet si “Get Ready for Betty”, “It’s My Life” dhe “If I’m in Luck I Might Get Picked Up”.

Ajo gjithashtu shkroi këngë për artistë të tjerë, duke përfshirë hitin e Chamber Brothers “Uptown (to Harlem)”.

Shumica e këngëve të Davisit u publikuan midis viteve 1964 dhe 1975. Albumi i saj debutues i vetëtitulluar erdhi në vitin 1973, me dy të tjera, They Say I’m Different dhe Nasty Gal, që pasuan në vitin 1974 dhe 1975.

Këngëtarja ishte e njohur edhe për tekstet e saj provokuese, të cilat ishin aq të diskutueshme kur i shkroi, saqë iu ndalua të performonte këngët e saj në televizionin amerikan.

Pasi u largua nga industria e muzikës në vitin 1979, Davis u transferua në Pittsburgh dhe në vitin 2018, tha për pensionimin e saj në New York Times: “Kur më thanë se kishte mbaruar, thjesht e pranova. Dhe askush nuk po trokiste më në derën time”.

Jeta e saj u eksplorua në dokumentarin Betty: They Say I’m Different, i cili u publikua në vitin 2017.