Glorifikimi i diktatorit shqiptar Enver Hoxha flet për vlerat e rreme evropiane në BDI. Demokratët e mëdhenj të BDI-së e lavdërojnë diktatorin komunist dhe i vjen keq për kohën e tij. Se BDI i adhuron autokratët, tregon fakti se ata dekoruan gruan e Enver Hoxhës në manifestimin “Flaka e Janarit” në vitin 2014, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata kujtojnë se Enver Hoxha ishte i orientuar drejt Kinës dhe BRSS, dhe jo drejt vendeve perëndimore. Ai i mbajti të izoluar shqiptarët në Shqipëri. Me këtë, në fakt, BDI shkon kundër shqiptarëve dhe vlerave demokratike për të cilat është deklaruar. Natyrisht për BDI-në më i rëndësishmi është krimi me tenderë dhe nuk kujdesen për të drejtat e askujt.

Situata është pak skizofrenike, partia që flet për Europën për të lavdëruar një diktator komunist që e bëri Shqipërinë vendin më të mbyllur dhe më të varfër në Europë. Është e qartë që BDI-ja dhe Ahmeti të glorifikojnë dikë që gjatë qeverisjes së tij ka burgosur dhe ngacmuar mijëra shqiptarë.Nëse kjo është normale, atëherë BDI nuk ka më legjitimitet të flasë për vlerat evropiane. Nëse nuk është normale, atëherë duhet të distancohen nga performancat e liderit të tyre.