Pak ditë më parë në “Përputhen” hyri Laureta Zyba, motra e Rrushes. Ajo u prit mirë nga konkurrentët, por u sulmua keq në rrjet. Kjo sepse Laureta ka qenë e kërkuar nga INTERPOL-i në vitin 2018, si pjesë e një rrjeti mafioz serb. Ajo është kapur së bashku me një shtetas serb dhe dy malazezë, pas dy muajve kërkim.
Në “Prime” Laureta ka treguar për herë të parë versionin e saj të historisë. Me lot në sy dhe me zërin që i dridhej, konkurrentja është shprehur se gabimi më i madh për të ka qenë dashuria. Ajo ka treguar se ishte e dashuruar me njërin prej djemve, por ai e kishte mashtruar.
“Më keq e kam përjetuar tani se kur më ka ndodhur historia më parë. Është diçka që sfidat të bëjnë njeri më të fortë, më me karakter, por janë disa dhimbje që të shërojnë e të japin mësim. Këto portalet jo vetëm stresin që ma kanë krijuar, ankthin, por dhe e kam një frikë. Gjëja më e rëndë është qe ripërsëritja e historisë, e di ku kam ardhur dhe pse kam ardhur dhe e kam ndjerë ta heq këtë ankth brenda vetes se kam vite që po e përjetoj. Njerëzit gabojnë Bora. Njerëzit e gjallë gabojnë. Asokohe unë gabova, gabimi më i madh në jetën time ka qenë dashuria. Ajo është gjithçka që kam përjetuar atë kohë. I vetmi gabim te unë Bora ka qenë se unë i besova atij, i besova deri kur u arrestova, aty e kuptova çdo gjë, ai ishte personalitet tjetër, nacionalitet tjetër, jo personi që njihja unë”, ka rrëfyer Laureta, teksa ka shtuar se çështja është mbyllur.
View this post on Instagram
Comments are closed for this post.