Më shumë se 1.6 milionë fëmijë nën 4-vjeç në SHBA janë infektuar me COVID-19.

Pfizer dhe BioNTech të cilat nisën dorëzimin e të dhënave me kërkesë të FDA-së, aplikuan për miratimin e përdorimit urgjent për dy doza të vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët nga mosha 6 muaj deri në 5-vjeç.

FDA më 15 shkurt do të diskutojë aplikimin e Pfizer dhe BioNTech për miratimin e përdorimit urgjent për vaksinën e COVID-19 për këtë grupmoshë.

Kompanitë farmaceutike vazhdojnë të përdorin dozën e tretë të vaksinës COVID-19 në këtë grupmoshë.