Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga sezoni i tretë i emisionit të dashurisë “Për’puthën”, pas shumë sakrificave, dinamikave dhe skandaleve që ndodhën midis tyre.
Ata kanë qenë pjesë e intervistave të ndryshme kohëve të fundit, ku kanë shprehur ecurinë e lidhjes së tyre dhe ku çdo gjë dukej sikur po shkonte shumë mirë.
Megjithatë, ditën e sotme, Bashkimi ka bërë një deklaratë shumë surprizuese dhe të papritur, në të cilën njofton ndarjen e tij nga Alvisa.
“Njerëz të dashur desha tju informoja nëpërmjet këtij postimi që nga sot më nuk jam në një marrëdhënie me Alvisën. Më vjen shumë keq që gjërat shkuan kështu dhe gjithashtu më vjen keq për të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga dita e parë.
Shpresova dhe mendova që pas gjithë asaj që kemi kaluar, pas gjithë atyre sakrificave, mendoja që jashtë gjërat do të ishin ndryshe. Nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e asnjë loje dhe nuk dua të jem, prandaj në momentin që e kuptova që pavarësisht çdo përpjekje kur gjërat nuk ecin, më mirë ti stoposh në kohë dhe të jesh i qetë me veten dhe i pastër me të tjerët.
I uroj gjithë të mirat asaj në jetë dhe asnjëherë nuk do ta hedh poshtë për atë që kemi kaluar në program.
Jeta vazhdon.”- ka shkruar ai, pa na zbuluar arsyen konkrete të ndarjes.
Comments are closed for this post.