Mos e zgjo një qen që fle, thotë një shprehje. Mund të duken shenjat më të qeta të zodiakut, janë 4, por kur kupa mbushet, e humbasin lehtësisht durimin. Me siguri keni njohur njerëz që e humbasin durimin sapo diçka nuk u shkon mirë. Ja cilat janë ato:
Shigjetari
Shigjetari është një nga shenjat që akumulojnë më shumë inat, duken të sjellshëm dhe jo të dëmshëm, por kur zemërohen, nuk kanë kufij. Ju zbraz gjithçka që i vjen në mendje, pa menduar për pasojat. Ai zemërohet lehtë sapo preket në tela dhe ju bën të pendoheni që e keni zemëruar. Por duhet të dini që Shigjetari qetësohet menjëherë dhe gjithashtu di të kërkojë falje për sjelljen e tij.
Akrepi
Akrepi është një tjetër shenjë që shpërthen në inat, por di gjithmonë ta kthejë situatën në favor të tij. Ai nuk ka nevojë të ngrejë zërin për të zemëruar kundërshtarin. Të lindurit e kësaj shenje kanë prirje për sjellje pasive-agresive. Në vend që të bërtasin dhe thyejnë enët, ata mbështeten tek përbuzja dhe dinakëria.
Gaforrja
Kjo është një shenjë shumë emocionale. Kritika apo qëndrimi më i vogël, e bën atë aq neroz, sa ndihet i lënduar nga njerëzit që ka besim. Kushtojini vëmendje çdo fjale që i thoni.
Dashi
Kjo shenjë është shumë ambicioze dhe impulsive, është një nga shenjat e nxehta të zodiakut. Ai nuk lufton për t’u grindur, por për ta bërë më të gjallë ekzistencën e tij. Nëse nuk doni ta zemëroni, jepini atij hapësirën personale.
Po shenja juaj a gjendet në këtë listë?
Comments are closed for this post.