Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 43 riinfeksione, me një rritje prej 19.4% krahasuar me javën e kaluar.

“Deri më 26 dhjetor 2021 janë regjistruar gjithsej 1.059 riinfeksione (0.5%), nga të cilët dy janë riinfeksione të dyta. Nga riinfektimet, 10 kanë përfunduar me vdekje”, thonë nga ISHP.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.581.175 testime të COVID-19 dhe numri total i të diagnostifikuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 223.739, 211.021 janë shëruar dhe 7.917 kanë vdekur.

Në vend numri i rasteve aktive është 4.801. Sipas qyteteve Shkupi ka numrin më të madh të rasteve aktive me 2.460, pason Prilepi me 349 dhe Manastiri me 348 raste aktive.