Gjermania ka blerë një milion pilula për të trajtuar Covid-19 nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer, njoftoi të martën në Berlin, ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach.
“Pritet që ky ilaç të na jape mundësinë për të parandaluar shumë raste të rënda në njësitë e kujdesit intensiv”, tha ai.
Disa ditë përpara Krishtlindjeve, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi ilaçin antiviral Paxlovid. Ministri gjerman tha se, edhe vendi i tij do ta miratojë Paxlovid.
Sipas kompanisë, pacientët do të marrin tre pilula dy herë në ditë gjatë një periudhe pesë-ditore. Ilaçi përmban përbërësin aktiv nirmatrelvir, i cili frenon proteinën SARS-CoV-2 për të ndaluar riprodhimin e virusit.
Ndërsa barnat si Paxlovid konsiderohen nga ekspertët si një mjet jetik në luftën kundër Covid-19, ato janë shumë më të shtrenjta dhe shpesh më të vështira për t’u administruar sesa vaksinat.
Comments are closed for this post.