Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot njoftoi se në kuadër të aktiviteteve pas protestës së madhe të punëtorëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend kanë dorëzuar propozim për miratimin e ligjit për ndryshimin e ligjit për pagën minimale i cili propozon që paga minimale në bruto, duke filluar nga janari i vitit 2022 të jetë 26.476.00 denarë ose në shumën neto 18.000 denarë.

Propozimi gjithashtu përmban se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 60 për qind e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në tre muajt e fundit, dhe e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Ne propozojmë që pagat e të gjithë punëtorëve të harmonizohen me rritjen e pagës minimale në përputhje me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale që kemi propozuar, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen kolektive me të cilën në mënyrë spirale do të rriten pagat e të tjerëve punëtorët”, thonë nga LSM.

Nga atje thonë se rritja e pagës minimale që nga vendosja e saj me propozimin e LSM-së, e deri më sot, nuk ka ndikuar negativisht tek kompanitë dhe shteti, nuk ka sjellë pushime nga puna apo ulje të pagave të tyre, vetëm ka sjellë produktivitet më të lartë, për shkak të motivim më të madh të punëtorëve.