Jack Dorsey njoftoi të hënën se do të largohet si drejtor i përgjithshëm i gjigantit të mediave sociale, Twitter.
Mësohet se pas lajmit, aksionet e Twitter u rritën me rreth 2 për qind.
Dorsey është gjithashtu drejtor i përgjithshëm i kompanisë së pagesave dixhitale, Square.
Ai do të mbetet anëtar i bordit të Twitter, deri në përfundim të mandatit të tij në vitin 2022, kur dhe do të thirret mbledhja e aksionerëve.
Dorsey u pushua si drejtues i Twitter në vitin 2008 , por u kthye në vitin 2015. Ai është kritikuar edhe nga stafi i Twitter për punën e tij të dytë.
Dorsey u përball me kritikat e aksionerëve, Elliott Management Corp për t’u larguar nga një prej kompanive në fillim të vitit 2020, pasi fondi i mbrojtës argumentoi se ai po i kushtonte shumë pak vëmendje Twitter-it ndërkohë që drejtonte edhe Square.
Comments are closed for this post.