Policia e Maqedonisë ka gjetur mbi 7 mijë mjete piroteknike në shtëpinë e 31-vjeçarit në Ohër.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve në shtëpinë e personit A.S, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 7435 mjete piroteknike. Mes tyre ka pasur edhe raketa piroteknike, si dhe fishekzjarrë nga prodhime të ndryshme.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, SPB Ohër kundër personit të dyshuar do të dorëzojë padi adekuate.
Comments are closed for this post.