Kryeministri Zoran Zaev në prezencë të ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe të gjeneralit Simeon Trajkovski, sot priti komandantin e Komandës Supreme të Forcave Aleate të NATO-s për transformim, gjeneralin Filip Lavinj, pak para ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët, zyrtarisht rrumbullakohet procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese dhe në strukturën e forcave të Aleancës. Maqedonia e Veriut me përkushtim punoi në proceset që e mundësuan integrimin ushtarak, gjë që e bën vendin të qëndrojë krah për krahu me aleatët tanë në NATO.

Kryeministri Zaev, ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska dhe gjenerali Lavinj, në takim biseduan edhe për përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO si kontribut për stabilitet në rajon që garanton investime në shtet, por edhe për kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

Në takim u theksua se nënshkrimi ceremonial i deklaratës së përbashkët është demonstrim i nderit dhe krenarisë nga përkushtimi i të gjithë atyre që morën pjesë në këtë proces.