Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4961 doza vaksine, prej të cilave 1.721 janë aplikuar si dozë e parë, 1.030 janë rivaksinuar, ndërsa 2.210 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.
“Deri më 15 nëntor janë vaksinuar gjithsej 815.523 qytetarë, janë rivaksinuar 785.916, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 56.349 qytetarë.
57% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Përfshirja me vaksinim me një dozë vaksine është 58% e popullsisë së rritur dhe me dy doza mbulon 47% të qytetarëve mbi 18 vjeç”, njoftojnë nga MSH.
Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 38% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.
Comments are closed for this post.