Kryeministri Zoran Zaev mban pezull dorëheqjen e paralajmëruar. Dy ditë pas paralajmërimit se tërhiqet nga kreu i ekzekutivit dhe udhëheqja e LSDM-së, Zaev akoma nuk ka deponuar në Kuvend dorëheqjen e tij, e cila do t’i hapte rrugën ligjvënësit për shkarkimin e Qeverisë dhe nisjen e procedurave për mandatar të ri. Nga LSDM thonë se Zaev është duke vazhduar konsultimet me partnerët e koalicionit. Ndërsa nga Qeveria thonë se kryetari i organit ekzekutiv nuk ka ndërmarr një veprim dorëheqjeje. Jo zyrtarisht dorëheqja e Zaev mund të zvarritet deri në fund të muajit dhjetor kur pritet marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në. Nga BDI thonë se Zaev nuk mund të largohet nga ekzekutivi me vendim të njëanshëm. Bujar Osmani në emisionin 200 në Alsat tha se Zaev për momentin mbetet figurë e pa zëvendësuar për unitet brenda partnerëve të koalicionit.
“Ne nuk jemi të autorizuar në vendimin e tij për të dhënë dorëheqje nga i pari i partisë së tij, mirëpo nga i parti i Qeverisë mendoj se ky është proces i përbashkët, Qeveri e përbashkët e partnerëve të koalicionit. Gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat para nesh por edhe pasojat, e shihni dje në dy komuna është kontestuar emri kushtetues i vendit gjë që mund të hap një kapitull të ri. Për momentin nuk ka një figurë të re e cila mund të krijon unitet kaq të fortë brenda partisë por edhe brenda koalicionit”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.
Ditë më parë partnerët e koalicionit qeverisës takuan Zaevin në Qeveri për t’i kërkuar tërheqjen nga paralajmërimet për t’u dorëhequr, por sipas deklarimeve të tyre Zaev është këmbëngulës në vendimin e paralajmëruar. Nga ana tjetër LSDM-ja ka filluar iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të kreut socialdemokrat. Për momentin brenda partisë më të madhe në pushtet nuk flitet për zëvendësimin e Zaev.
Adrian Kerimi
Comments are closed for this post.