Nga Kopshti Zoologjik në Shkup kanë publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se si një vajzë e re kalon gardhin mbrojtës të kafshëve dhe shqetëson kafshët në habitatet e tyre, përcjell Alsat. Video fillimisht është publikuar në Tik-Tok ndërkaq nga Kopshti Zoologji njoftojnë se do të raportojnë rastin deri tek organet kompetente..

“Fatkeqësisht, kjo vajzë ka ardhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit për të keqtrajtuar kafshët dhe për të rrezikuar jetën e saj duke u hedhur mbi gardhe. Sigurisht se do ta raportojmë”, thonë mes tjerash nga Kopshti Zoologjik.