Bashkimi Evropian do të vendosë kuota për eksportin e çelikut dhe aluminit nga MAqedonia në kohëzgjatje prej tre viteve, deklaroi zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.
“Bashkimi Evropian të premten dërgoi notë deri te Maqedonia me të cilën na njofton për vendosjen e masave mbrojtëse për transport të çelikut dhe aluminit. Pas tejkalimit të kuotave, kompanitë do të paguajnë dogana në lartësi prej 25 për qind. Deri tani nuk është paguar doganë”, tha Osmani.
Sipas tij, kjo masë e vendosur nga BE është për shkak të doganave të vendosura nga SHBA ndaj vendeve të BE-së. në bazë të llogaritjeve të para, Maqedonia për çdo vit për shkak të këtyre tarifave do të humbë 100 milionë euro.