Zgjedhjet gjithmonë paraqesin një provim demokratik për pjekurinë e një shteti. Kështu do të jetë edhe me zgjedhjet lokale 2021 të shtatat radhazi, në prag të të cilave jemi. Detyra jonë e përbashkët është jo vetëm që me sukses të japim testin, por edhe të vendosim shtetin tonë në një nivel të ri, më cilësor, që në fakt pritet të paraqesë qëllim themelor të të gjitha subjekteve politike”.
Këtë e tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai potencoi se zgjedhjet e qeta dhe demokratike e sigurojnë të ardhmen e shtetit tonë dhe bën thirrje në një frymë zgjedhore festive t’i zgjedhim përfaqësuesit e ardhshëm të pushtetit lokal, siç i ngjan një vendi i cili është anëtar i NATO-s dhe në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Bindja ime e thellë është se më 17 tetor vendi ynë do ta japë provimin demokratik dhe të pjekurisë. Vetëdija politike te qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përgjegjësinë të cilën e kanë para së ardhmes së shtetit të tyre është në një nivel të lartë. Integriteti i procesit zgjedhor varet nga respektimi i plotë i parimeve demokratike themelore, sipas të cilave mundet lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre përmes kutive të votimit, në një atmosferë të qetë, pa ndonjë formë të presionit, ndërsa në këtë rast duke i respektuar edhe masat për mbrojtje nga Kovid-19”, theksoi në fjalim Spasovski, sipas të cilit Ministria e Punëve të Brendshme ka një ndër rolet kryesore në zbatimin e proceseve zgjedhore dhe i ndërmerr të gjitha kompetencat që janë paraparë me Kodin Zgjedhor – nga dorëzimi i të dhënave të nevojshme për azhurnim të Listës zgjedhore, përmes sigurimit të kushteve për një atmosferë të qetë, plotësisht të sigurt, korrekte dhe demokratike, si gjatë procesit të plotë zgjedhor, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, dhe deri në sigurimin, marrjen dhe kthimin e materialit zgjedhor në KSHZ.
Spasovski shtoi se MPB-ja maksimalisht është e gatshme t’u përgjigjet sfidave rreth sigurisë së procesit zgjedhor.
Comments are closed for this post.