Këtë javë pritet të nisë testimi për Covid-19 i 8.200 nxënësve nga shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Testimi do të bëhet rastësisht nga regjistri i ditarit elektronik dhe me patjetër duhet pëlqimi i prindërve.

Skriningu është planifikuar të zgjasë pesë ditë ndërsa çdo ditë do të testohen rreth 1600 fëmijë në shkolla nga ekipet mobile.

Testimi në shkollat ​​e mesme dhe fillore, siç shpjegojnë autoritetet, po zhvillohet për të marrë informacion në lidhje me transmetimin e mundshëm të virusit korona në shkolla.