Tyson Fury ishte në krye të tri kartave të rezultateve para se të përfundonte luftën e tij trilogjike me Deontay Wilder në raundin e 11-të, pas një nokauti brutal.
Boksieri britanik është treguar edhe një herë i fortë duke fituar meçin e tretë mes tij dhe amerikanit Wilder në duelin e zhvilluar në T-Mobile Arena të Las Vegasit në kuadër të divizionit ËBC në peshat e rënda.
Fitorja e Furyt erdhi pas një përballje gjigante që përfundoj me nokaut në raundin e 11-të dhe e cila nga shumëkush po cilësohet si më e mira e të gjitha kohërave.
Të tre gjyqtarët ishin në favor të një fitore të Furyt sa i përket rezultateve të shënuara nga secili raund deri tek i 11-ti.
Dave Moretti kishte dhënë rezultat 95:91, Tim Cheatham 94:92 dhe Steve Weisfeld 95:92.
Scorecards. Your welcome. pic.twitter.com/v3LCMhDtab
— Carl Moretti (@CarlMoretti) October 10, 2021
Comments are closed for this post.