Maria Ressa dhe Dmitry Muratov janë fituesit e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2021. Çmimi Nobel për paqen për vitin 2021 u është dhënë gazetarëve dhe aktivistëve të fjalës së lirë Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov në Rusi. Njoftimi për çmimin, një nga vlerësimet më të mëdha në botë, u bë të premten nga Komiteti Norvegjez i Nobelit në Oslo, Norvegji. Motivacioni me të cilin iu dha dy aktivistëve ishte ai “për përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”.
Fituesit
Dmitry Muratov është një gazetar rus dhe kryeredaktor i gazetës Novaya, e përshkruar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si “e vetmja gazetë vërtet kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot”, të cilën ai e redaktoi midis 1995 dhe 2017. Muratov fitoi një Çmim Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit në 2007 për guximin e tij në mbrojtjen e lirisë së shtypit përballë sulmeve, kërcënimeve dhe burgimit.
Maria Ressa është një gazetare dhe autore filipino-amerikane, bashkëthemeluese dhe CEO e Rappler, e cila kaloi gati dy dekada si reportere investigative në Azinë Juglindore për CNN. Në vitin 2020 ajo u dënua sipas një ligji të diskutueshëm të Filipineve kundër krimit në internet, një veprim i dënuar gjerësisht nga grupet e të drejtave dhe gazetarët si një sulm ndaj lirisë së shtypit.
Comments are closed for this post.