Kryeministri Zoran Zaev sot sërish tha se shpreson në vendim pozitiv në mes të muajit dhjetor. Ai u shpreh i dëshpëruar nga qëndrimi i Bullgarisë në këtë samiti, por po ashtu shprehet i bindur se deri në fund të vitit do të ketë mundësi të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.
“Koha është para nesh. E thamë se vendimet për zgjerim,, pëkatësisht për ne, për konferencën e parë ndërqeveritare, momenti i parë është në mes të muajit dhjetor. Atëherë do të kenë përfunduar zgjedhjet te ne, do të kenë përfunduar zgjedhjet edhe në Bullgari dhe kjo me jep shpresë”, tha Zaev.
Ai theksoi se deri në dhjetor mund të merret vendimi pozitiv dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ndërsa ky samit, sipas tij, është edhe një vërtetim me Deklaratë të përpjekjeve të BE-së për zgjerim dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas Zaev, përqendrimi është te Maqedonia e Veriut në kontestin me Bullgarinë për shkak se kjo ndikon edhe te vendet tjera kandidate.
“Ndikon edhe në Shqipëri, për arsye se janë të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me ne, por ndikon edhe në motivimin ose demotivimin e Serbisë dhe Malit të Zi, në Kosovë ose Bosnjë dhe kjo është e qartë”, tha Zaev.
Comments are closed for this post.