Shërbimet e mediave sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram janë goditur nga një ndërprerje në mbarë botën prej orës 17:40 të pasdites së sotme.
Të tre aplikacionet janë në pronësi të Mark Zuckerberg dhe janë të paaksesueshme. Të dhënat sugjerojnë se ndërprerja po prek përdoruesit e shërbimeve të Facebook në të gjithë botën.
Facebook deklaroi “Ne jemi të vetëdijshëm se shumë njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim“. Asnjë arsye zyrtare për problemin nuk u dha.
Ekspertët e rrjetit online spekuluan se shkaku mund të përfshijë një gabim me “DNS”, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook. “DNS” shpesh krahasohet me një libër adresash ose një libër telefoni për internetin, që tregon shfletuesit në sistemin kompjuterik. Në të kaluarën problemet me “DNS” çuan në ndërprerje në disa vende.
Hera e fundit që Facebook ra ishte në muajin qershor të këtij viti. Megjithatë, kishte edhe probleme muajin e kaluar, kur Instagram ra për 16 orë. Jake Moore, specialist i sigurisë kibernetike tha se ndërprerjet po rriten dhe po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u parashikuar.
Comments are closed for this post.