Numri i kurorëzimeve në Maqedoni ka shënuar rritje, së bashku me numrin e rasteve të shkurorëzimeve.
Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika, në vitin 2017 në krahasim me një vit paraprak, numri i kurorëzimeve është rritur për 4.4 për qind dhe ka arritur në 13.781 kurorëzime.
Më shumë kurorëzime (1771 ose 12.9 për qind) janë bërë në muajin gusht, ndërsa më pak (764 ose 5.5 për qind) janë bërë në muajin mars.
Sipas përkatësisë etnike, më shumë kurorëzime janë bërë tek maqedonasit (7291), ndërsa më pas tek shqiptarët (4878), turqit (489), romët (463), serbët (110) dhe boshnjakët (108).
Numri i shkurorëzimeve vitin e kaluar sipas Entit Shtetëror për Statistika ka shënuar rritje për 0.5 për qind. Në vitin 2017 gjithsej janë shkurorëzuar 1994 çifte.
Comments are closed for this post.