Projekti për autostradën Shkup-Blace me vlerë prej 110 milionë eurosh do të zbatohet në dy pjesë. Siç njoftoi zëvendëskryeministri Bujar Osmani në takimin e sotëm me gazetarët, në përputhje me vendimin e Qeverisë, pjesa e parë nga kalimi kufitar deri në bashkimin me fshatin Bllacë në një gjatësi prej 1.9 km do të ndërtohet me para të shtetit nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ndërsa pjesa tjetër me fondet e BE-së.
“Presim që projekti të përfundojë në fillim të janarit dhe tenderin Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ta shpallë në fund të janarit. Pjesa tjetër prej 10 km do të ndërtohet me një kredi nga BERZH, por kemi aplikuar edhe për 27 milionë nga Fondi i BE për Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrja jonë në këto dy kilometra do të konsiderohet si bashkëfinancim në të gjithë konstruktin financiar, i cili pritet të jetë mbi 110 milion euro, sipas studimit të fizibilitetit”, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani në takimin e djeshëm me gazetarët.
Comments are closed for this post.