KRRE njofton se në rast se parashikimet për temperaturën mesatare të jashtme për ditën e ardhshme janë më të ulëta apo të barabarta me 12 gradë celzius, sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, gjegjësisht më 1 tetor.
“Zyrtarisht, sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe zgjat deri më 15 prill të vitit të ardhshëm, por në rast se marrim të dhëna nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (UHMR) se parashikimet për temperaturën e jashtme mesatare për ditën e ardhshme janë më të ulëta ose te barabarta me 12 gradë celzius, KRRE-ja menjëherë do të njoftojë furnizuesit me ngrohje termike, me udhëzime për të filluar furnizimin,“ deklaroi Marko Bilmisoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Për momentin po bëhen përgatitje të ftohta që të mundet pa problem të fillojë dërgesa e energjisë termike- informuan furnizuesit në mbledhjen e mbajtur koordinative me KRRE-në.
“Kemi mbajtur mbledhje me Furnizimin me Ngrohje BEG dhe Shkup Veri, ndërkaq ESM Energetika, përmes një bisede telefonike na konfirmuan se janë të përgatitur për sezonin e ri të ngrohjes. Furnizuesit janë të vetëdijshëm se ndryshimet e ligjeve për rritjen e dënimeve janë në procedurë dhe për këtë sezon të ngrohjes veç më janë aktivisht në teren. Nga BEG-u na informuan se për momentin kanë problem me rreth 380 objekte kolektive të banimit, të cilat kanë defekte në instalimin e brendshëm ose nuk kanë energji elektrike në stacionet e ngrohjes, me çka pamundësohet qasja e ekipeve deri te stacionet e ngrohjes. Apeloj deri te menaxhuesit e objekteve, gjegjësisht deri te bashkësitë e pronarëve që me kohë t'i paguajnë faturat e energjisë elektrike për stacionet e ngrohjes, që të mund të fillojë sezoni i ngrohjes pa asnjë pengesë,“ deklaroi Marko Bislomoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Nga sezoni i kaluar i ngrohjes deri në këtë sezon janë lidhur rreth 2 000 konsumatorë të rinj në të trija ngrohtoret, mes të cilave edhe një pjesë e kompleksit Limak. Në Shkup, gjithsej rreth 60.000 amvisëri dhe objekte ngrohen me energji termike.
Comments are closed for this post.