“Luftë, shpresë, fitore” është titulli i koncertit të sontëm simfonik i Filarmonisë të Maqedonisë, në të cilin për herë të parë në Maqedoni do të jetë mysafir dirigjenti i njohur austriak Gustav Kun.
Nën shkopin e Kun, i cili është themelues dhe drejtor skenik i Festivalit të Tirolit në Erl, do të ekzekutohet simfonia e nëntë e Betovenit e njohur si “Himni i Evropës”.
Krahas orkestrit të Filarmonisë do të marrin pjesë edhe solistët: Sofi Gordelazde – soprano nga Gjeorgjia, Xhorxh Vinsent -Hamfri – tenor nga SHBA-ja, Mihael Kupfer – bas – bariton nga Gjermania dhe Marta Loti – mecosoprano nga Italia, si dhe kori i filarmonisë “Svetosllav Obretenov” nga Bullgaria dhe kori nga Maqedonia “ProArs”.
Që nga premiera në Vjenë, më 9 maj të vitit 1824, kur Betoveni ka qenë plotësisht i shurdhër, duke dirigjuar pa kontakt të vërtetë me muzikantët për ç’arsye për shumë pak është shmangur debakël, Simfonia e nëntë u bë një prej veprave më të rëndësishme në historinë e muzikës.
Comments are closed for this post.