Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska duke folur për digjitalizimin, thotë se ideja e librave digjitalë është që t’i mësojnë fëmijët se mjetet e teknologjisë informatike (IT) nuk janë vetëm për të luajtuar, por për të mësuar.
“Duhet t’i mësojmë fëmijët që mjetet IT nuk është vend ku vetëm luajmë, siç i mësojnë shumica e prindërve, po janë mjete ku mësojmë, hulumtojmë”, tha Carovska, transmeton TV21.
Sipas saj, librat digjitalë do t’i mësojnë fëmijët se si në mënyrë sa më produktive të kalojnë kohën në mjetet IT.
Comments are closed for this post.