Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, ka kryesur listën e nominimeve në MTV Video Music Awards 2021.
Artisti kanadez u nominua për shtatë çmime përfshirë këtu: “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë” me Peaches.
Në ndarjen e çmimeve të këtij viti ka arritur të shpërblehet në dy kategori si: “Artisti më i mirë i vitit” dhe për “Këngën më të mirë pop”.
Derisa rrëmbeu çmimet, 26-vjeçari nuk ngurroi ta përmendte gruan e tij, Hailey, dhe po ashtu frymëzimin e tij, reperin Travis Scott.
“Po shikoj nga këtu dhe po e shoh gruan time të bukur, dhe dua të të them që të dua shumë”, tha ai, ndërsa vazhdoi: “Travis Scott, ju më keni frymëzuar shumë. Faleminderit që ke qenë ti”.
“Muzika është një mundësi e mahnitshme për të qenë në gjendje të arrijë tek njerëzit që të na bashkojnë të gjithëve”, thekson më tej ai. “Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu tani. Ne jemi të gjithë këtu së bashku. Ne kemi shumë më tepër gjëra të përbashkëta. Unë shikoj dhe shoh kaq shumë fytyra të bukura. Unë me të vërtetë besoj se më e mira nuk ka ardhur akoma”.
Bieber ka lënë pas Ariana Grande, Doja Cat, Megan Thee Stallion, Olivia Rodrigo dhe Taylor Swift.
MTV VMAs edhe sivjet u mbajt nën respektimin e masave antiCOVID meqenëse ende ndodhemi në një periudhë pandemie.
Shfaqja ishte udhëhequr nga Doja Cat dhe u transmetua në MTV. /Telegrafi/
Comments are closed for this post.