Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 90.681 qytetarë, 28.355 amvisëri dhe 37.404 banesa, njoftojnë nga Enti Shtetërorë për Statistika. Autoritetet njoftuan se operacioni statistikor po zhvillohet sipas parashikimeve dhe se nuk ka pengesa.
Procesi i regjistrimit do të zgjasë deri më 30 shtator, deri kur do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Gjatë regjistrimit në rast se qytetari nuk flet gjuhën e regjistruesit lokal, ka të drejtë të kërkojë regjistrues i cili flet të njëjtën gjuhë me të.
Regjistruesit do të trokasin tre herë në derën e qytetarit dhe do t’i lënë numër kontakti, në rast se edhe këtë herë nuk hapet dera për realizimin e procesit statistikor, Enti Shtetëror i Statistikës njofton Ministrinë e Brendshme, ndërsa kjo e fundit në përputhje me ligjin shqipton gjoba të për të gjithë anëtarët e familjes.
Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.
Regjistrimi i fundit është bërë në vitin 2002 ndërsa ai i vitit 2011 kishte dështuar që në nisje. Enti Shtetërorë për Statistika ka obligim ligjor që t’i shpall rezultatet më së voni gjashtë muaj pas përfundimit të operacionit, ndërkaq nga ESHS paralajmërojnë se rezultatet e para nga regjistrimi do të dihen pas 4 muajve.
Comments are closed for this post.