Përforcimi dhe avancimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ku të dyja palët do të punojnë për rritjen e shkëmbimit tregtar, rritjen e investimeve, si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve që do t’i përmirësojnë pozicionet e kompanive, ishin temat për të cilat u diskutua në takimin ndërmjet Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendësministrin për displomaci ekonomike të Greqisë, Kostas Fragogianis, që u mbajt sot në Shkup.

Në takimin u theksua se në kushte të pandemisë, kyçe është rritja e bashkëpunimit ekonomik me vendin fqinj, si dhe ndërmarrja e hapave të përbashkëta që do të ndikojnë mbi krijimin e kushteve të rritjes së përshpejtuar të ekonomisë. Bashkëpunimi dhe miqësia ndërmjet dy vendeve po përforcohen. Punohet mbi projekte që janë me vlerë kapitale për dy shtetet, që do të ofrojnë cilësi në jetën e qytetarëve tanë, të cilët e meritojnë këtë.

Gjegjësisht, shkëmbimi tregtar me Greqinë këtë vit shënoi rritje prej 25.4%, krahasuar me vitin paraprak. Këtë vit në periudhë nga muaji janar deri në muajin qershor shkëmbimi tregtar arriti afër 400 milionë euro, ndërsa investimet e drejtpërdrejta të huaja nga viti 2017 deri më tani janë me vlerë prej 89.6 eurove.

Në takim u diskutua edhe për projektet aktuale, si dhe ato të ardhshme. Si një prej projekteve më të rëndësishme u përmend projekti për ndërtimin e gasjellësit interkonjektiv nga Negotina deri në kufirin e Republikës së Greqisë, investimi është me vlerë prej 58 milionë eurove.

Banka Evropiane e Investiemve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) treguan interes për dhënie të huave me garanci shtetërore për financimin e këtij projekti. Këshilli i drejtorëve të BEI muajin korrik të vitit 2021, miratoi mjete financiare me vlerë prej 29 milionë eurove për realizimin e këtij projekti. Nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), janë ndarë mjete grant për investime në vlerë prej 9,9 milionë eurove, që do të destinohen për financimin e punëve ndërtimore, si dhe mjete grant me vlerë prej 2.7 milionë eurove, që do të destinohen për ndihmë teknike gjatë zbatimit të projektit (mbikëqyrje, menaxhim me projektin), përmisimin e komunikimit dhe vizibiletit të projektit, si dhe për evaluimin dhe revizionin e projektit. BERZH pranoi të japë hua prej rreth 19 milionë eurove për mbylljen e konstruksionit financiar.