Kina ua ka ndaluar nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme videolojërat – duke i lejuar që vetëm tri orë në javë të luajnë.
Ata do të mund të kalojnë një orë argëtim gjatë të premtes dhe nga një tjetër të shtunën dhe të dielën.
E tërë kjo është bërë si kundërpërgjigje ndaj varësisë me videlojëra, ndërkaq autoritetet kineze po e cilësojnë si luftë kundër sëmundjeve sociale – që po i hutojnë dhe izolojnë fëmijët.
Me këtë veprim shpresojnë t’ua rrisin vetëdijen por edhe fokusin në shkolla – duke ua rikujtuar se kanë obligime tjera më të rëndësishme.
Sipas autoriteteve kineze, të rinjtë videolojërat e tyre mund t’i luajnë të premten dhe vikendeve nga ora 20:00 deri më 21:00. Kufiri i këtij kufizimi prek të gjithë ata që janë nën moshën 18-vjeçare.
Comments are closed for this post.