Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoni ka arritur në 11.042. Sipas qyteteve më shumë ka në Shkup (3.829), më pas në Tetovë (1.791) dhe Gostivar (1.467).

Numri i personave të hospitalizuar është 700. Ditën e djeshme u regjistruan 27 persona të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se nga 3.022 testime, pozitiv rezultuan 333 raste të reja. Ndërsa si të shëruar u evidentuan 367 persona.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.111.451 testime. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 169.202, prej të cilëve 152.465 janë shëruar, ndërsa 5.695 kanë ndërruar jetë.