Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se Shtabi i Përgjithshëm Koordinues sot ka mbajtur seancë, në të cilët është diskutuar për situatën me COVID-19 në vend.

Në seancën e sotme të Shtabit të Përgjithshëm janë shqyrtuar propozimet, të cilat do t’i dorëzohet Qeverisë për shqyrtim në seancën e nesërme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shtabi i Përgjithshëm ka vendosur t’i propozojë Qeverisë që mësimi në vitin e ri shkollor të zbatohet me prezencë fizike (me përjashtime).

Gjithashtu është propozuar që gjatë hyrjes dhe daljes nga RMV gjithë qytetarët të posedojnë certifikatë vaksinimi, vërtetim për shërim nga COVID-19 (jo më të vjetër se 45 ditë), ose test negativ PCR.

“Në mbledhjen e sotme, është diskutuar që, përveç konfirmimit të vaksinimit, për personat mbi 18 vjeç kur hyjnë në objektet hotelerike në ambiente të hapura, të vlejë edhe certifikata për shërim nga COVID-19, për 45 ditë nga dita e infektimit”, thuhet në njoftim.