Zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, ka alarmuar për situatën me infektimet me COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se situata është shqetësuese, ndërsa në disa rajone edhe alarmante.

Situata e krijuar e infektimeve me Covid-19 është shqetësuese. Në rajone të caktuara është alarmante. Numrat e infektimeve janë shumë të larta me trend shumë të keq. Mendoj se përfundimisht duhet të ndalemi, gëzimit dhe argëtimit ti themi stop sepse shëndeti jonë është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër”.

“Kemi treguar si dijm t’u përmbahemi masave, prandaj ju ftoj të solidarizohemi të gjithë me personelin shëndetësor, që ta kalojmë më lehtë këtë situatë. Ditët që vijn do të jenë të vështira. Respektoni masat, vaksinohuni!”, ka shkruar Hasani.

Ndryshe, sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve u regjistruan mbi 800 raste të reja me COVID-19.