Nesër përfundon konkursi publik për angazhimin e regjistruesve dhe instruktorëve të rajoneve për Regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, familjeve dhe banesave.

Konkursi për paraqitjen e regjistruesve dhe instruktorëve u shpall më 20 korrik dhe fillimisht është dashur të zgjasë deri më 5 gusht, por për shkak të pushimeve verore u vazhdua deri më 12 gusht.

Enti shtetëror për statistikë u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të paraqiten në aplikacionin eletronik në këto linqe: www.stat.gov.mk dhe https://popis2021.stat.gov.mk.

Kandidatët e interesuar të cilët do të paraqesin fletëparaqithe elektronike, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë vetëm në formë letre me postë në Entin shtetëror për statistikë, rr. “Dame Gruev” nr. 4 në Shkup, f.p. 506, jo më vonë se 16 gusht 2021 ose në ditën e testimit të planifikuar në ambientet ku do të kryhet testimi.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet nga 5 shtator deri më 30 shtator të vitit 2021.

Ndërkohë, vazhdon vetë-regjistrimi elektronik i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore të cilët punojnë përkohësisht ose banojnë jashtë vendit. Deri më tani, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të ZSSH-së, gjithsej 190,359 persona nga diaspora janë regjistruar përmes aplikacionit të vetë-regjistrimit.

Vetë regjistrimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut në diasporë do të zgjasë deri më 30 shtator, kur përfundon Regjistrimi i popullatës, familjeve dhe banesave.