Autori i vrasjes së 27-vjeçares shqiptare Joana Peca në SHBA është babai i fëmijës së saj dhe në momentin e ngjarjes prezent ka qenë edhe fëmija i mitur i tyre që ka parë të gjithë skenën. Joaca Peca nga Libohova u ekzekutua me disa plumba në fytyrë nga Benjamin Robert Williams, 38 vjeç. Ajo u qëllua në afërsi të kopshtit memorial “Woodlawn” në Shën Petersburg në kohën kur ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj të mitur.

Vrasësi është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa u shpallu në kërkim nga policia e Floridas.

Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur ai e ka qëlluar atë në fytyrë disa herë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku gruaja e pajetë u gjet nga policia. 27-vjeçares shqiptare i ishte ekzekutuar babai në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në çështjet e trafikut të drogës.


Autori i vrasjes Robert Williams