Nuk vjen nga ndonjë kompani prodhimi apo inovacioni, por ai është nga kompania për shërbimet e varrimit “Butel” në Shkup. Kjo kompani vitin e kaluar ka arritur në fitime të mëdha pikërisht për shkak të pandemisë që shpërtheu në vend, dhe fatkeqësisht për pasojë u rrit shkalla e vdekshmërisë.

Sipas portalit “Faktor.mk”, kjo kompani që funksionon si shoqëri aksionare ka bërë publike dhe transparente të gjitha të hyrat dhe rrogat. Vitin e kaluar ajo ka arritur të hyra 3 milionë euro, që është 1 milion euro më shumë se gjatë 2019.

Personi më i paguar në këtë kompani si shoqëri aksionare është menaxheri gjeneral, Sait Hajroviq, që ka rrogë vjetore 50 mijë euro. Rroga e tij neto mujore është 2740 euro, ndërsa plus pagesa vjetore prej 1760 euro, për anëtarësim në organin për menaxhim. Ai ka arritur fitimet e larta vjetore duke përfshirë bonuset dhe regresin për pushim vjetor.

Shërbimet e varrimit “Butel” është shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2006, ku janë të punësuar 130 veta. Aksionari dominant është Sait Hajroviq, që posedon 52,5% të aksioneve, ndërsa pas tij është Dragoljub Grozdanovski me 41,3 % të aksioneve.