Mediat turke kanë publikuar detaje nga krimi i një viti më parë ku gruaja vrau burrin pasi ky i fundit e kishte torturuar gjithë natën, duke e zhveshur dhe rrahur teksa ishte e lidhur edhe me pranga.

Melek Ikep vrau me çifte në mëngjes bashkëshortin e saj pasi ky i fundit e kishte mbyllur në një dhomë për të shkuar në punë me premtimin se në kthim do ta ekzekutonte.

Pas krimit, gruaja thirri policinë duke u dorëzuar, ndërsa policët panë se ajo kishte të nxira në të gjithë trupin, përfshirë edhe fytyrën duke i bërë të dyshonin se pas vrasjes fshihej diçka edhe më e rëndë.

Pas arrestimit, gruaja tregoi se ishte torturuar vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, por kulmi kishte arritur natën e ngjarjes së rëndë ku ai e kishte lidhur me pranga duke e kërcënuar se do ta vriste.

Sëfundmi, ajo i ka treguar edhe oficerëve të policisë gjyqësore me video se si kishte bërë vrasjen teksa ishte me prange.

Ndër të tjera ajo rrëfeu:

Prej 15 vitesh kemi patur probleme. Disa vite më parë solli në shtëpi një vajzë tjetër dhe i kam kapur duke u puthur.

Kur e pyeta se çfarë ishte duke bërë, filloi të më rrihte. Disa muaj më vonë me lindi vajza dhe unë shkova të rri disa ditë tek nëna ime, kur u ktheva e gjeta duke më tradhtuar në krevatin tonë me një grua tjetër.

Një natë më parë më tha se donte të ndahej dhe po flisnim se kush do t’i mbante fëmijët. Pasi ata ranë në gjumë filloi të më rrihte duke më lidhur duart me pranga. Më rrahu vazhdimisht duke më vendosur thikën në pjesë të ndryshme të trupit.

Më kishte rënë të fikët dhe e gjeta veten në lakuriq në tualet. Ndjeva që më kishte përdhnuar. Gjatë gjithë natës më rrahu duke më lidhur me pranga.

Më qëlloi edhe me çifte, por plumbi s’më kapi. Një moment, kur ai doli nga shtëpia unë mora çiften dhe qendrova në cep të dhomës. Kur ai hyri sërish, shkelmoi derën dhe u hodh sipër.

Arma u shkrep dhe mendova se do të vdisja aty, por pash që burri u shtri në tokë dhe po i dilte gjak. Pastaj thirra policinë.