Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, sot do të thotë fjalët përfundimtare për rastin kundër “Organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit”.
Këshilli Penal për këtë rast e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov. Fjalët përfundimtare për mbrojtjen janë caktuar për 6 dhe 12 korrik.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Ata ngarkohen se e kanë kryer veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Comments are closed for this post.