“Veto e Bullgarisë është e paarsyeshme dhe për fat të keq keqpërdorim nacional i fuqisë së vendit anëtar të BE-së. Në shumë mënyra, është më e paarsyeshme se veto e Greqisë, pasi i vendos veto një shteti që e ka mbështetur me vite, nuk e ka kundërshtuar për politikat e mëhershme dhe ka nënshkruar marrëveshje për fqinjësi të mirë”.

Këtë në një intervistë për AIM e tha Florian Bieber, profesor në Universitetin e Grazit në Austri dhe njohës i mirë i politikave në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, nuk ka shumë simpati për pozitën e Bullgarisë në BE, e cila thotë se madje është qesharake, por shton se kjo shkon në të mirë të disa vendeve të cilat duan ta shtyjnë zgjerimin e BE-së.

“Problemi është se BE është bllokuar dhe që një anëtar mund të mbajë bllokadën, përveç nëse të tjerët e bëjnë çmimin për një pozicion të tillë shumë të lartë. Disa anëtarë u përpoqën të negociojnë dhe të gjejnë një zgjidhje, duke përfshirë Gjermaninë dhe Portugalinë si vend udhëheqës në largim, por ishin të pasuksesshëm”, tha Bieber.

Ai mendon se ka mundësi të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, pas zgjedhjeve të 11 korrikut dhe deri në Samitin e Sllovenisë me Ballkanin Perëndimor në tetor. Megjithatë, ai thotë se kjo do të varet nga dalja në zgjedhje në Bullgari.